Tottenham-Manchester City ka dhuruar emocione të forta për të gjithë sportdashësit. Spurs-at befasuan “qytetarët” me dy gola në një minutë në fund të pjesës së parë, duke bërë shumë tifozë të mendojnë se ekipi i Guardiolës do të ishte në telashe të mëdha këtë mbrëmje.
Por City hyn në fushë me një tjetër qendrim në pjesën e dytë të ndeshjes dhe zhvlerëson golat e Kulusevskit dhe Emersonit. Julian Alvarez ngushtoi diferencat në minutën e 51-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Haaland-i barazoi shifrat. Për tre pikët do të mendonte Mahrezi, i cili tund rrjetën dy herë, fillimisht në minutën e 63-të dhe më pas në të 90-n. Manchester City shtyp ekipin e Conte-s në vetëm 45 minuta dhe i jep mesazhin e qartë Arsenalit dhe rruga drejt titullit nuk do të jetë aspak e lehtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RIYAD MAHREZ AGAIN LETS GOOOOOOpic.twitter.com/Mgd98uTbPV
— 17 (@DxBruyneSZN) January 19, 2023