Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoret përgatitore para rinisjes së sezonit në Premier League. Sulmuesi shqiptar këputi ligamentet dhe u operua me sukses. Tani fillon pjesa e rehabilitimit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë sulmuesi do të jetë gati në muajin maj. “Durimi është çelësi”, shkruan Armando Broja në një foto që e ka shpërndarë së fundmi në “Instagram”. /Sport Ekspres/