Marash Kumbulla ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Fiorentinës, teksa mori vendin e Ibanez në mungesën e këtij të fundit.
Përgëzimet mbërritën edhe nga trajneri Murinjo. Sipas mediave italiane, Kumbulla ka fituar respektin e Murinjos pasi stërvitet në ritëm të lartë edhe pse nuk aktivizohej nga trajneri.
Pas dy ndeshjeve pozitive radhazi, tani trajneri i Romës është bindur dhe pritet që ta aktivizojë më shumë Kumbullën në të ardhme. /Sport Ekspres/