“Si në ditën e parë kur vesha fanellën e Vllaznisë”! Bekim Balaj çon peshë shkodranët: Kupa është fituar dhe nuk na jep më emocion, do e ndërrojmë me titullin kampion

Bekim Balaj është prezantuar në ditën e sotme si lojtari më i ri i Vllaznisë. Një goditje e madhe nga ana e Alban Xhaferit në merkaton e dimrit. Sulmuesi 32-vjeçar ka entuziazmuar shkodranët teksa u shpreh se Kupa është fituar më parë dhe nuk jep më emocion, por këtë sezon do ta ndërrojnë me fitimin e titullit kampion.

“Është emocion si në ditën e parë kur vesha fanellën e Vllaznisë. Të gjithë miqtë dhe shokët më kanë uruar dhe madje nuk ishin të bindur që kisha firmosur me Vllazninë. E kam ndjekur gjithmonë skuadrën, jam tifoz i Vllaznisë. Në vitet e fundit ka një atmosferë tjetër te Vllaznia, ndihet fryma tjetër me presidentin. Ky është një projekt serioz ku edhe unë jam pjesë e tij. Do të jap më të mirën në fushë dhe shpresoj të shënoj sa më tepër.

Dje bëra stërvitjen e parë me ekipin, por jam gati fizikisht. Dëshira është e madhe për të fituar titullin kampion, Kupa është fituar dy herë, ndoshta nuk jep më emocion dhe do ta ndërrojmë trofeun. Nuk kam ardhur në Shkodër për të mbyllur karrierën, është ende herët për ta menduar këtë gjë”, tha Balaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online