VIDEO/ Rregulli në futboll që futet shumë rrallë në fuqi, Mitrovic i anulohet goli i shënuar nga penalltia se…e gjuajti me të dy këmbët

Mitrovic kishte një “fund dramatik” në ndeshjen mes Newcastle dhe Fulham. Në minutën e 69 do të akordohej një penallti e diskutueshme për Fulham. Përgjegjësinë e mori Mitrovic që arriti të shënonte nga 11-metrat. Lojtari do të humbiste ekuilibrin në ekzekutimin e penalltisë dhe e preku dy herë topin përpara se të shënonte.

Ai e goditi topin fillimisht me këmbën e djathtë dhe më pas me të majtën do të shënonte. Për këtë arsye, realizimi i tij do të anulohej pasi nuk përputhej me rregullat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *