LAJM I FUNDIT/ Alban Xhaferi realizon “çmendurinë”, Bekim Balaj firmos zyrtarisht me Vllazninë

Vllaznia ka ardhur me goditjen më të madhe në merkaton e dimrit. Shkodranët kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët me sulmuesin e Shqipërisë, Bekim Balaj. Alban Xhaferi ka bërë ëndrrën realitet për tifozët, pavarësisht konkurrencës që kishte në aspektin ekonomik për këtë sulmues.

Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi shkodran që njofton se Balaj do të jetë për tre sezone me ta. “Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *