Tirana e ka nisur 2023 me një përmbysje të madhe ndaj Lacit në transfertë. Një fushë e vështirë ajo e kurbinasve, që kaluan në avantazh që në minutën e 2 me anë të Shkurtaj. Ky i fundit shpërdoroi edhe dy shanse të arta për ta dyfishuar rezultatin. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Bruno Lulaj arriti të barazonte rezultatin. Me nisjen e pjesës së dytë ishin sërish bardheblutë që e ndëshkuan Lacin, këtë herë me anë të Hasanit që ishte i papërmbajtshëm.
Nga ana tjetër, Bylisi dhe Kukësin ndan nga një pikë. Një ndeshje që nuk kishte shumë mundësi të pastra shënimi dhe barazimi dukej rezultati më i drejtë. Në fund kishte edhe dy kartonë të kuq. Në minutën e 81 ishte Qoshku që u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gjelbrim Taipit, ndërsa në fund ishte Barbosa që e la Kukësin me 10 lojtarë. /Sport Ekspres/
Laci-Tirana 1-2 Shkurtaj 2’/ Lulaj 45′, Hasani 47′
Laci: Dajsinani, Çuçin, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Borisiuk, Ujka, Adeleke, Guindo, Mazrekaj, Shkurtaj.
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Hila, Deliu, Hasani, Xhixha, Patrik.
Bylis-Kukësi 0-0 Qoshku karton i kuq 81′
Bylis: Teqja; Trumci, Janku, Damcevski, Muçollari; Ruçi, Maçolli, Lorran, Beji, Felipe Souza, Qardaku.
Kukësi: Halimi, Dragoshi, Ilieski, Ebert, Ndreca; Abdou, Sh.Taipi; Basa, Gj.Taipi, Haxhiu; Daci