Superiorja lë pas pushimin e gjatë dhe kthehet në fushën e blertë. Në orën 13:00 do të luhet: “Laci-Tirana dhe Bylis-Kukësi”. Ndërkohë në orën 16:00 do të zhvillohet takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë.
Te kjo e fundit do të jetë edhe një mik i veçantë. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, do ta ndjek nga stadiumi këtë përballje për të nisur zyrtarisht punën me Kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/