As paratë dhe as femrat nuk i sollën lumturinë, ish-lojtari i Manchestet United-it bëhet prift

Jetesa e futbollistëve shpesh ecën në kah të kundërt me jetën e fetarëve. Paratë, alkoli dhe femrat përbëjnë trinomin që çdo lojtar synon të sigurojë jashtë fushave të blerta. Por ky nuk është rasti i Phil Mulryne-t.

Ish-futbollisti i dalë nga akademia e Manchester United ka vendosur të bëjë një jetesë krejt ndryshe nga ajo kur ishte ende aktiv në fushë. As paratë dhe as femrat nuk i sollën lumturinë. Atë e ka gjetur te besimi dhe feja.

“Është e vështirë për mua të them se kur vendosa me të vërtetë se nuk doja të jetoja më atë lloj jete. Ndoshta ishte sezoni i fundit në Norwich-in. Nuk isha i kënaqur me mënyrën se si jetoja. Kam pasur një jetë të mrekullueshme si futbollist dhe kam pasur shumë privilegje. Megjithatë, disa gjëra nuk më përmbushën. Nuk isha i lumtur edhe pse kisha gjithçka që një i ri do.

Fillova të hulumtoj për fenë. Si fëmijë kam qenë një besimtar i madh dhe kur u ktheva në shtëpi pasi mbarova karrierën, pati një kthesë. Kam bërë shumë punë vullnetare në strehimoren për të pastrehët. Fillova të shkoj në meshë, falesha rregullisht dhe ndjeva përmbushje të plotë. Ka shumë ulje-ngritje në futboll, por vetëm besimi më tregoi qëllimin e ekzistencës”, ka thënë Phil Mulryne./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *