Kristiano Ronaldo do të ishte sërish në vendin e dytë, rivali i klubit të portugezit i ofron shifrën “e çmendur” Lionel Mesit

Al Hilal, rivali më i madh i klubit të ri të Cristiano Ronaldo, Al Nassr, dëshiron të nënshkruajë me Lionel Messin. “Mundo Deportivo” raporton se klubi i Arabisë Saudite është i gatshëm t’i ofrojë argjentinasit një kontratë njëvjeçare prej 300 milionë dollarësh.

Kështu Kristiano Ronaldo të kalonte sërish në vendin e dytë, ndërsa aktualisht është futbollisti që paguhet më tepër me kontratën e nënshkruar me Al Nassr. Al Hilal ka menduar që ta thyejë sërish këtë rekord të ri, por Mesi kërkon të vazhdojë te PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *