Kundërshtari i Shqipërisë shfrenon imagjinatën! Kontakton Diego Simeonen për trajner, vjen refuzimi: Vetëm po të jetë Argjentina…

Polonia “e ka shfrenuar imagjinatën” në lidhje me trajnerin e ri. Kjo Kombëtare do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit. Por polakët mbeten ende në kërkim të trajnerit. Pak ditë më parë u raportua se drejtuesit e Federatës së Futbollit të këtij vendi kanë kontaktuar me Steven Gerrard.

Por së fundmi thuhet se Polonia ka kërkuar edhe Diego Simeonen. Ky i fundit do ta mbylli aventurën e tij me Atletiko Madridin. Megjithatë përgjigja e ardhur nga Simeone ka qenë negative, teksa trajneri e ka shprehur qartë se e vetmja Kombëtare që mund të drejtojë është Argjentina. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *