Regi Lushkja zbret në fushë me fanellën e Tiranës, ironia e fatit e vendos në provë përballë Laçit

Regi Lushkja do të merrte aventurën e parë jashtë Shqipërisë te Sherif Tiraspoli. Pas shumë vitesh te Laçi, teksa shkëlqeu me fanellën e kurbinasve, mesfushori zgjodhi që të provonte veten jashtë Superiores. Tashmë 26-vjeçari zgjodhi që të rikthehej sërish në atdhe, por këtë herë duke veshur fanellën e Tiranës.

Bardheblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen në ditën e djeshme, ndërsa sot kanë postuar një fotografi ku shihet se Lushkja ka dalë në stërvitje me pjesën tjetër të lojtarëve. Si për ironi të fatit, ndeshja e parë e Tiranës për vitin 2023 do të jetë pikërisht ndaj Laçit, ekipit ku u ngrit Lushkja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *