Partizani po vazhdon me stërvitjet, teksa jemi pak ditë para rinisjes së Superiores. Të kuqtë janë duke kryesuar kampionatin dhe vijnë nga një derbi i fituar me Tiranën. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe lojtarët shpeshherë gjejnë momente për të ngritur notat e humorit.
Një e tillë ka ndodhur edhe në stërvitjen e sotme. Skuka është njeriu i momentit te Partizani, teksa po kërkohet nga Verona e Serisë A. Eneo Bitri dhe Telushi kanë gjetur kohën për t’i bërë të gjithë që të qeshin teksa kanë shkuar te Skuka dhe i mbanin çadrën, për t’u siguruar që as pika më e vogël e shiut të mos binte mbi sulmuesin. /Sport Ekspres/