Interi është duke luajtur ndaj Parmës në Kupën e Italisë. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1. Një gol spektakolar është realizuar nga ana e Stanko Juric në minutën e 37 të takimit. Realizim si në kohën e Adrianos, Giuseppe Meazza kishte kohë pa parë gola të tillë.
Kështu Parma e mbylli në avantazh pjesën e parë. Nga minuta e parë e nisi edhe Kristjan Asllani i cili po paraqitet më së miri në këtë provë, megjithëse nuk është treguar ende vendimtar. /Sport Ekspres/