Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve. Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë.
“Dua t’ju falënderoja të gjithëve që jeni këtu. Dua t’i them Rejës se puna e një trajneri është gjithmonë e vështirë, ka zgjedhje që bëhen në prapaskenë, disa herë fiton dhe disa herë jo. Dua ta falënderoj Rejën për punën që ka bërë, për zemrën dhe pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që ta dërgojmë Shqipërinë në vendin e duhur, për këtë arsye jam këtu.
Kur e takova presidentin Duka, këtë pashë te ai. Gjithashtu Duka pa te ne burimin dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive. FSHF më ka bindur që të marrë përsipër këtë punë dhe jam i bindur se do të bëjmë një punë të mirë”, tha Sylvinho. /Sport Ekspres/