Milanit i ka ikur fitorja nga duart në ndeshjen kundër Romës. Kuqezinjtë po kryesonin me shifrat 2-0 deri në minutën e 86, por në fund janë barazuar me shifrat 2-2. Goli i parë u shënua nga Kalulu në minutën e 30. Më pas ishte Pogeba që dyfishoi rezultatin.
Kur ndeshja u mendua e mbyllur, ishte momenti i Romës. Ibanez ngushtoi diferencën në të 87 dhe në shtesë, Abraham, i dha goditjen e fundit kuqezinjëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/