Hakohet dhe dalin shumë ndeshje të trukuara, tronditje e madhe në futbollin e Portugalisë me Benfikën

Një skandal i madh po trondit Portugalinë, kryesuesen e kampionatit, skuadrën e Benfikës, e cila është nën hetim për trukime ndeshjesh. Mediat portugeze raportuan se skedarë të shumtë të klubeve ishin hakuar, përfshirë e-mail, dhe se periudha nga 2016 deri në 2020 ishte shqetësuese.

Të gjithë personat që kanë qenë në klub në atë periudhë, si dhe personat që janë pjesë e Benfica-s më pas janë nën hetim, mes tyre është edhe legjenda Rui Costa.

Rui Costa u bë njeriu i dytë i Benfica-s në vitin 2020, por mori drejtimin e klubit pasi ish-presidenti Luis Filipe Vieira dha dorëheqjen. Nga hetimi thuhet se Benfica ka përfituar nga një sërë ndeshjesh të fiksuara dhe rezultate të dakorduara gjatë asaj periudhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *