Ndriçim Shtubina reagoi me një postim ku tregoi se nuk do të ishte më drejtori sportiv i Egnatias. Për më tepër Shtubina theksoi se kishte marrë një propozim të ri nga presidenti, por do të mendonte për ofertën e mbërritur në tavolinë.
Së fundmi është Oversport që konfirmon se Shtubinës i është propozuar roli i trajnerit te ekipi i U-21 dhe se e ka pranuar këtë mundësi të re. Nga krahu tjetër, vendi i lënë bosh nga Shtubina do të plotësohet nga Edlir Tetova, që e ka drejtuar më parë këtë ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/