Frankfurti fiton miqësoren e parë me dyer të mbyllura! Ka minuta për portierin shqiptar, por nuk është Simon Simoni

Frankfurti ka udhëtuar në Dubai për t’u përgatitur për vazhdimin e sezonit në Bundesligë. Kjo skuadër ka zhvilluar miqësoren e parë me dyer të mbyllura, atë të fituar ndaj Leipzig me shifrat 4-2.

Së bashku me ekipin e Frankfurtit është edhe Simon Simoni, që u transferua së fundmi nga Dinamo. Por në miqësoren e parë të skuadrës nuk ka pasur vend për të. Në pjesën e parë u aktivizua Trap që do të jetë titullari, ndërsa në pjesën e dytë është aktivizuar portieri tjetër shqiptar, Diant Ramaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *