Partizani kërkon 1 milionë euro dhe ekipi i Serisë A jep vetëm gjysmën për Skukën, ja detajet e fundit që janë zbuluar

Verona po insiston për të marrë Skukën nga Partizani. Klubi i Serisë A e kërkon sulmuesin shqiptar në merkaton e verës dhe padyshim që për të do të ishte hapi më i madh i karrierës. Por për të mbërritur deri këtu, është ende larg.

Klubet nuk po e arrijnë ende gjuhën e marrëveshjes. “Tuttomercatoëeb” raporton se Partizani kërkon 1 milionë euro dhe të mbajë një përqindje nga lojtari për rishitjen në të ardhmen. Nga ana tjetër, Verona është e gatshme të ofrojë vetëm 500 mijë euro për Skukën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *