Devis Vaskez është përforcimi më i ri i Milanit. Portieri 24-vjeçar do të vishet kuqezi dhe ambiciet i ka shumë të larta. Gardiani kolumbian ka folur për “Radio Caracol”, ku ka thënë se dëshiron të jetë në 5 portierët më të mirë të historisë. Më tej ai tregon edhe cilësitë e tij në fushë.
“Dua të jem në mesin e pesë portierëve më të mirë në histori. Kam folur me Maldinin dhe e di që duhet të fitoj pozicionin e titullarit. Kur mbërrita në Itali, të gjithë u habitën që fola italisht. Më pëlqen të luaj shumë me këmbët e mia, me të dyja. Flas shumë me shokët e skuadrës, është një gjë shumë e rëndësishme për një portier për të ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë Devis Vaskezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/