Villarreal aktualisht po luan në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 15-të të La Ligës, por tashmë është e qartë se kjo ndeshje do të shënohet nga një gafë e pabesueshme e sulmuesit vendas, Gerardo Moreno.
Villarreali e pësoi që në fillim, por në minutën e dytë pati një shans për të shënuar ku Moreno i habiti të gjithë. Një nga lojtarët vendas kaloi në krahun e djathtë dhe e hodhi topin në zonën ku sulmuesi ishte i vetëm dhe kishte një portë bosh para tij, por bëri më të vështirën duke e humbur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/