Jo vetëm Broja, shumë lojtarë të tjerë shqiptarë pritet që të shpërthejnë në Angli. Brezi i emigrantëve shqiptarë po sjell frytet e tyre dhe më e mira e pret në të ardhmen Kombëtaren, duke parë se ende vazhdon largimi i frikshëm drejt Anglisë.
Fëmijët e prindërve që kanë rrezikuar gjithçka për t’i shpëtuar varfërisë së atdheut po rriten dhe kërkojnë ngjyrat kuqezi. Mes tyre janë dy elemente që kanë spikatur në 2022, por pritet që të bëjnë shpërthimin e madh në 2023.
Bëhet fjalë për Adrion Pajazitin që është pjesë e moshave të Fulham, ndërsa Alban Bushi e ka pagëzuar si Demollari i ri. Ky lojtar e tregoi menjëherë klasin e tij me golat e shënuara te Shqipëria U-21, bënte lehtësisht diferencën nga shokët e skuadrës.
Gjithashtu nuk duhet të harrojmë edhe Anis Mehmetin. Futbollisti tjetër që është pjesë e Shpresave tonë po shënon jo pak gola te Ëycombe dhe në media është raportuar për interesime të shumta që vijnë për të nga Championship dhe Premier League. /Sport Ekspres/