Jemi në kohë festash dhe teoria se “Santa Clausi” do të trokas në çdo shtëpi për të sjellë dhuratat e fundvitit besohet kaq shumë nga fëmijët. Ndonjëherë edhe të rriturit kërkojnë që të kthehen disa vite më pas për të pasur të njëjtin mendim, fundja edhe nëse do e dinin se bëhet fjalë për një “gënjështër të bukur”.
Por “Santa Clausi” i vërtet është çdo person që jep maksimumin në punën e tij, për të bërë sadopak të lumtur njerëzit që e rrethojnë. Egnatia e ka një të tillë, “babagjyshi” i saj vishet çdo ditë si Shpëtim Duro.
Kjo ishte skuadra që do të bënte merkaton më të spikatur në verë, por rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Me ardhjen e Duros në pankinë u bë e qartë se objektivi nuk ishte mbijetesa, pavarësisht se Egnatia ndodhej në zonën e ftohtë. Tani kjo skuadër renditet në vendin e tretë të Superiores pas Partizanit dhe Tiranës.
Për këtë arsye, me plot gojën mund të thuhet se dhuratat për këtë qytet kanë ardhur përpara ndërrimit të viteve teksa shohin klubin e tyre të zemrës që të ndodhet në zonën europiane dhe të ndodhet vetëm pas dy “superfuqive” të këtij sezoni në kampionatin shqiptar. Një vit i ri dhe ndoshta një histori e re e pret e Egnatian, drejtuesit kanë treguar se nuk dinë të zhgënjejnë në merkato, shumë më tepër pritet për vazhdimësinë. /Sport Ekspres/