Qazim Laçi u transferua në mënyrë surprizë në radhët e Spartës së Pragës, ku e pret një sfidë e re në karrierë. Mesfushori shqiptar ka thënë fjalët e tij të para për faqen zyrtare të klubit çek. Lojtari i Kombëtares thotë se kërkon të shpallet kampion me Spartën, ndërsa më tej shton se është një lu.ftëtar në fushë dhe këtë do t’ua tregojë edhe tifozëve.
“Siç e dinë të gjithë, Sparta është ekipi më i madh në Republikën Çeke. Do të jetë një sfidë e madhe për mua. Një mundësi e madhe për t’i treguar tifozëve dhe vetes sime që do të provojmë me ekipin të jemi fitues të kampionatit. Jam një lu.ftëtar, kështu më quajnë të gjithë. Do jem gati t’ja tregoj këtë tifozëve tanë”, ka deklaruar Qazim Laçi./Sport Ekspres/