Luiza nuk jeton vetë në botën e çudirave, por ka dërguar Shqipërinë në këtë fantazi të shfrenuar. E ku mund të ndodhi tjetër që një vend i vogël si Shqipëria, të shpallet kampione e Europës dhe flamuri i saj të ngrihet mbi të gjitha shtetet e tjera? Vendi i parë? Askund!
Për këtë arsye, suksesi i Luiza Gegës është vlerësuar së tepërmi nga shqiptarët, pavarësisht se atletika nuk është një sport që mbërthen kaq shumë vëmendjen tonë. Lexuesit e “Sport Ekspres” e kanë përzgjedhur Luiza Gegën si personazhin e vitit 2022. Menjëherë pas saj vjen Skuka i Partizanit me shpërthimin e tij në këtë sezon futbollistik, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Abakarov. /Sport Ekspres/