Egnatia e ka seriozisht për të arritur Europën me Shpëtim Duron. Aktualisht kjo skuadër po mban vendin e tretë, duke ardhur menjëherë pas Tiranës dhe Partizanit. Pak më parë është zyrtarizuar edhe afrimi i Raphael Dwamena.
Ky i fundit ka luajtur më herët me Levante dhe Zaragozën, ndërsa numëron 8 ndeshje me Kombëtaren e Ganës. Së fundmi Dwamena ka qenë pjesë e Old Boys, ekipit në Zvicër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram