Mbape u rikthye që të luajë me PSG pas vetëm 10 ditësh nga humbja e finales së Botërorit ndaj Argjentinës. Ylli i Francës arriti të shënonte golin e fitores ndaj Stasburg, në atë fitore me shifrat 2-1. Nga emocioni dhe adrenalina e momentit, ai hoqi fanellën dhe e hodhi në tokë. Më pas Hakimi bëri një veprim për t’u duartrokitur.
Ai e mori fanellën nga toka ku e hodhi Mbape dhe nisi t’ua tregonte tifozëve, si për thënë se duhet të mbajnë mend se kush është heroi i tyre. Një gjë e tillë është parë më herët edhe nga Mesi, por këtë herë ishte Hakimi që tregoi fanellën e shokut të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
no but mbappé throwing his shirt and hakimi picking it up and waving it in everyone’s face is soooo pic.twitter.com/7NNnD2VZwy
— H.? (@mazikeenlu) December 28, 2022