Chelsea ka konfirmuar në faqen zyrtare se klubi ka rënë dakord për përforcimin e parë dimëror dhe është David Fofana, i cili do të mbërrijë në Stamford Bridge nga Molde e Norvegjisë. Ky sulmues 20-vjeçar kaloi dy sezone në Molde, ndërsa më parë luajti në Bregun e Fildishtë për Abidjan City dhe AFAD Djekanou.
Transferimi i Fofanës te Chelsea ishte shumë befasues, sigurisht që askush nuk mund ta merrte me mend se do të ndodhte këtë janar, madje edhe tifozët e klubit londinez janë të befasuar që skuadra e tyre solli këtë sulmues të ri.
Chelsea ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka rënë dakord me Molden për transferimin e Fofanës, i cili do të zyrtarizohet më 1 janar dhe më pas ai do t’i bashkohet skuadrës së tij të re. Blutë kanë vërtet nevojë për një sulmues pasi Armando Broja së fundmi pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe sezoni i tij ka përfunduar, ndërsa Potter ka vetëm Aubameyang në dispozicion në sulm. /Sport Ekspres/