“Nëse rritemi nuk ka gjë që na ndal“, Kolela tregon rivalët për titull: Jo vetëm Tirana, edhe Egnatia është pretendente

Partizani e mbylli vitin kalendarik në vendin e parë në renditje. Fitorja në derbi i dërgoi të kuqtë 4 pikë larg Tiranës, ndjekëses më të afërt. Në një prononcim për mikrofonin e “TV Klan“, Xhovani Kolela tregon se nuk bindet nga kjo diferencë kaq e vogël pikësh në një kampionat si ky i yni. Trajneri i Partizanit nuk e mohon se dëshira është titulli kampion, por zgjedh të mos bëjë premtime.

“Do të vazhdojmë të punojmë, tashmë me më shumë entuziasëm. Kam qenë gjithnjë optimist. E shoh skuadrën në punë çdo ditë. Lojtarët i njoh, kam besim tek ata dhe në punën që bëjnë. Po ashtu kam besim edhe te stafi im. Kampionati është shumë i ekuilibruar. Çdo javë mund të ndodhë gjithçka. Jo vetëm Tirana, por edhe Egnatia është pretendente, për sa kohë pikët e lejojnë.

Do të përpiqemi vazhdimisht me të gjitha forcat. Dëshira jonë është për këtë (titullin kampion), por nuk bëjmë premtime. Kam një skuadër të mirë dhe konkuruese. Nëse vazhdojmë rritemi, nuk ka gjë që nan dal. Por kundërshtari më i madh jemi ne. Mund të bëhemi skuadër shumë e forë me punën tonë, ose mund të qendrojmë skuadër e mirë, por që nuk fiton. Por kjo është një zgjedhje e jona dhe jo e të tjerëve. I uroj lojtarëve të mi të kenë dëshirën të përmirësohen çdo ditë, pasi kjo është jeta e një profesionisti”, ka deklaruar Xhovani Kolela./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *