Emiliano Martinez ka qenë emri më i lakuar në media ditët e fundit. Portieri i Argjentinës nuk u kursye aspak me Mbapenë dhe Kombëtaren e Francës pas fitimit të Kupës së Botës. Një rivalitet që nisi përpara finales, kur Mbape nënvlerësoi nivelin e futbollit të Amerikës së Jugut.
Ndërkohë, gjestet e tij nuk kanë kaluar lehtë në Francë. Ish-futbollisti i “gjelave”, Eric Di Meco i ka dërguar gjërat shumë larg. Di Meco ka folur për “RMC Sports“, ku e ka kthyer në çështje personale me Martinezin. Ai i ka kujtuar argjentinasit se është rritur pa baba dhe shumë meshkuj kanë shkuar të vizitojnë nënën e tij në shtëpi.
“Duhet ta kuptosh. Duhet të ketë probleme në jetën e tij për këtë djalë. Kur nuk e njeh babain sigurisht që çdo ditë ka pasur shumë “baballarë” që kanë ardhur në shtëpi për t’i takuar mamanë”, ka thënë Eric Di Meco. /Sport Ekspres/