Tomas Strakosha numëron vetëm një ndeshje të luajtur me Brentfordin, të cilën e ka zhvilluar në EFL Cup. Në Angli njoftuan disa muaj më parë se portieri shqiptar ishte dëmtuar në stërvitje, por deklarata e fundit e menaxherit të tij ka krijuar një situatë kaotike. Pastorelo ka dhënë një interivstë për “Tuttomercatoweb.it”, ku ka shprehur habinë e tij se si 27-vjeçari nuk po luan me Brenrfordin.
“Situata është e çuditshme, pasi ai nuk po luan asnjëherë. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të re, pasi pas 200 ndeshjesh me Lacion, Strakosha i është bashkuar Brentfordit dhe nuk po luan. Po, ekziston mundësia për t’u larguar në janar”, ka deklaruar Federiko Pastorelo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/