FIFA ka zbuluar fituesin e golit më të bukur të Kupës së Botës. Goli i shënuar nga Richarlison-i kundër Serbisë në ndeshjen e fazës së grupeve është votuar më tepër nga tifozët. Perla e sulmuesit brazilian, i cili tundi rrjetën me goditjen perfekte në stilin gërshërë ka fituar konkurencën me 9 gola të tjerë, ndër të cilët edhe një tjetër kishte si “viktimë“ Serbinë.
10 nominimet për golin më të bukur të kompeticionit ishin ai i Richalrlison-it kundër Serbisë, i Neymar-it kundër Kroacisë, i Al-Dawasari-t kundër Argjentinës, i Gakposë kundër Ekuadorit, i Fernandezit kundër Meksikës, i Aboubakar-it kundër Serbisë, i Chavez-it kundër Arabisë Saudite, i Mbappe-së ndaj Polonisë, i Richarlison-it ndaj Koresë së Jugut dhe i Seung-ho kundër Brazilit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
For anyone who needs a reminder of what the goal looked like.. you welcome ?? pic.twitter.com/ClU8XHBBI3
— Andrew Capone (@Capone120k) December 23, 2022