Lionel Mesi arriti një triumf historik në Katar, ku për të parën herë në karrierën e tij fitoi Kupën e Botës. Një trofe të cilin Argjentina kishte 36 vite pa e fituar. Në Argjentinë mendojnë të nderojnë në mënyrën e tyre Lionel Mesin. Tashmë fytyra e tij nuk do të jetë vetëm e pikturuar në muralet e rrugëve të Buenos Airesit apo Santosit, por do të gjendet e printuar në kartmonedha.
Banka Qendrore e Argjentinës ka hedhur idenë për të vendosur imazhin e Mesit në kartmonedhën 1000 pesos, e cila ka afërsisht vlerën e 5 dollarëve amerikanë. Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të realizohet, apo do të mbetet thjesht një ide e hedhur nga entuziasmi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/