Mediat në Kroaci për t’u përgëzuar me qëndrimin e tyre sa i përket ndeshjes mes Bjellorusisë dhe Zvicrës. Duke qenë se kanë ndihmuar Rusinë kundër Ukrainës, UEFA ka sanksionuar pjesërisht këtë Kombëtare, që të mos e zhvillojë ndeshjet e saj në shtëpi. Kështu Bjellorusia ka menduar dhe UEFA e ka zyrtarizuar se ndeshja e saj kundër Zvicrës do të luhet në Serbi. Kjo ka habitur mediat kroate, pas gjithçkaje ndodhi në Botërorin e Rusisë dhe atë të Katarit.
“24sata.hr” thotë se “vendimi i UEFA-s është përtej çdo lloj logjike”, duke tërhequr vëmendjen se politika do të dalë sërish në plan të parë, aq më tepër që në Kombëtaren e Zvicrës janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. “Tportal” shkruan se vendimi i UEFA-s është i pamenduar dhe i çuditshëm dhe se ndeshja në Serbi duhet të anulohet sa më parë. Po të njëjtën linjë kanë mbajtur edhe mediat e tjera në Kroaci. /Sport Ekspres/