Chelsea dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me Edouard Mendy-n. Blutë e Londrës i kanë ofruar një kontratë 6-vjeçare, por përgjigja ka qenë “jo”. Në mediat britanike raportohet se portieri senegalez është ndjerë i ofenduar nga kontrata e klubit londinez.
Mendy momentalisht përfiton 2.7 milionë paund në sezon, sasi të cilën kërkon ta rrisë së tepërmi në kontratën e re. Gardiani i Senegalit dëshiron një pagë të njëjtë me portierin tjetër të Chelsea-t, Arrizabalagas. Ky i fundit përfiton 7.8 milionë paund në sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/