Mesut Ozil është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në botë në 10 vitet e fundit dhe fjalët e Cristiano Ronaldos kur Real Madrid vendosi t’ia shesë gjermanin Arsenalit në vitin 2013 flasin shumë për cilësitë e tij. “Largimi i Ozil është një lajm i keq për mua. Ai e kuptonte më së miri lëvizjen time para portës kundërshtare dhe e dinte gjithmonë se ku isha. Jam i befasuar dhe i zemëruar për këtë lëvizje të klubit”, tha Ronaldo, i cili u asistua nga Ozil për 27 gola gjatë qëndrimit të tij në Madrid. Nëna e tij Gulizar ka shumë merita për përulësinë e madhe të futbollistit gjerman. Ajo punonte dy punë në ditë për të rritur familjen e saj dhe fjalët e saj kur rriti Mesutin janë diçka që ai do ta mbajë mend përgjithmonë.
Fjalët e nënës së tij janë të vendosura në korniz në murin e shtëpisë së tij dhe ajo kishte një qëndrim të qartë ndaj djalit të saj, duhej të ndihmonte ata që kishin më shumë nevojë. “Mesut mos harro se ti je thjesht kalimtar në këtë botë si të gjithë ne. Zoti të shpërbleu me talent, por nuk të ka dhënë vetëm për tu kujdesur për veten tende. Ndaje pasurinë tënde me njerëzit në nevojë, nëse nuk e bën, atëherë nuk je më djali im”, janë fjalët e Gulizar Ozil, të cilat djali i saj Mesut i ka vendosur në shtëpinë e tij. /Sport Ekspres/