Tirana-Partizani dhuroi shumë emocione në mbrëmjen e sotme. Tifozët e zbukuruan jo pak atmosferën, ndërsa edhe ekipet nuk mbetën pas në fushën e blertë. Në fund ishin të kuqtë që arritën të fitonin me golin e Skukës. Pas përfundimit të takimit ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, që e ka duartrokitur organizimin dhe nivelin e lojës, pa harruar tifozët.
“Shijuam një derbi spektakolar, me emocione në një stadium plot tifozë që i dhanë akoma më shumë bukuri ndeshjes. Duke qenë në fund të këtij viti, dua t’i përcjell urimet më të mira të dy skuadrave dhe uroj të na dhurojnë gjithmonë ndeshje emocionuese gjatë të gjithë sezonit. Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi më së miri këtë”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/