“Nuk kam konflikt interesi, jam tifoz me Besën e Kavajës”! Andi Lila flet për Tirana-Partizani, Ledio Pano e ngacmon: Është mërzitur pak

Andi Lila ka komentuar në Oversport ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës. Menjëherë pas mbylljes së takimit të fituar nga të kuqtë, Lila theksoi se nuk ka konflikt interesi, duke lënë të kuptohet se do të ishte i ftohtë në analizën e tij dhe do të fliste drejtë, pavarësisht se ka luajtur me Tiranën.

“Unë nuk kam asnjë konflikt interesi, punoj te Tibo, kam një akademi timen, bëj tifoz për Besën e Kavajës dhe për Shqipërinë sigurisht. Ndeshje të tilla janë një reklamë e madhe për futbollin shqiptar, është ndeshje vitrinë”, tha Lila. Ndërkohë pas kësaj deklarate nuk mungoi edhe ngacmimi i Ledio Panos: “Andi është pak i trishtuar se ka qenë pjesë e Tiranës”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *