Lionel Mesi do të qendrojë në Paris edhe pas verës së ardhshme. PSG ka arritur marrëveshjen verbale me sulmuesin argjentinas për të zgjatur kontratën edhe për të paktën një sezon. Gjigantët francez nuk mund të linin t’u ikte kaq lehtë Kampioni i Botës.
Kontrata e tij me klubin përfundon në fund të këtij sezoni, por duket se vullneti është i përbashkët për të vijuar bashkëpunimin edhe më gjatë. Në PSG ka vend për të dy yjet e finales së Botërorit, si për Mesin, ashtu edhe për Mbapenë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/