Ndonjëherë duket se historitë e futbollistëve janë kinematografike, madje në disa raste, as regjisori më i mirë nuk mund të krijonte skena të tilla jetësore në kufijtë e dramatikes, që mbërthejnë të gjithë njerëzit për kureshtjen që shkaktojnë. E tillë ishte ajo e Papu Gomez dhe gruas së tij, Linda Raff.
Linda dhe Papu u takuan në fillim të gjimnazit, në vitin 2004, dhe aty filluan të shfaqeshin ndjenjat e para, të cilat më vonë do të shndërroheshin në një dashuri të madhe. Gomez kujtoi një foto të vitit 2006 të tij dhe Lindës duke ngrënë një sanduiç që mezi e kishin blerë së bashku. Linda ëndërronte të bëhej stiliste, Gomez ëndërronte të bëhej një futbollist i mirë dhe ata nuk hoqën dorë nga ëndrrat e tyre. Të shtyrë nga emocionet e forta, dashuria e verbër, ata arritën ëndrrat e tyre.
Në vitin 2009, Alejandro arriti të shkojë në Itali, ku fitoi paratë e para të vërteta në futboll, më pas luajti në Ukrainë, pas së cilës filloi një karrierë të shkëlqyer duke shkuar te Atalanta. Sot është lojtar i Sevillas dhe pjesë e Argjentinës, me të cilin doli kampion bote.
Ndërsa Gomez po ndërtonte një karrierë futbolli, Linda po përfundonte njëkohësisht një kurs për dizajnin e modës. Linda u bë një stiliste e suksesshme e modës dhe lançoi markën e saj të rrobave të banjës, ndërsa Alejandro Papu Gomez u bë një nga lojtarët më të mirë në Serinë A te Atalanta. Ata hapën edhe restorantin e tyre në Bergamo dhe paratë nuk i prishën.
Linda dhe Alejandro e dinë shumë mirë vlerën e sanduiçit që kanë ngrënë si gjimnazistë dhe vetëm sjellja e Linda Raff flet shumë. Familjare, grua e suksesshme, nënë dhe larg publikut. Ata mund të blejnë çfarë të duan, të kenë atë që duan, por janë me këmbë në tokë sepse e dinë se si filloi gjithçka. Madje theksuan se edhe fëmijët e tyre do t’i rrisin me një stil të thjeshtë.
Nga sanduiçët tek ëndrrat e përmbushura, Linda dhe Gomez tani po festojnë titullin e Botërorit të fituar nga Argjentina, ku ishte pjesë edhe burri i saj. “Sa herë që hamë ushqime të shtrenjta ose ulemi në një restorant, gjithmonë do të kujtoj sanduiçin e shkollës kur numëronim paratë për të blerë dhe ndarë me njëri-tjetrin”, tha dikur futbollisti i Sevillas. /Sport Ekspres/