Kylian Mbappe është shumë i zhgënjyer me humbjen në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës dhe fakti që shënoi një tripletë për Kombëtaren e tij nuk e ndihmoi sulmuesin francez. Nuk ka asnjë emocion të vetëm dhe sulmuesi i PSG-së është plotësisht i shkatërruar. Futbollistët francezë janë pritur sonte në Paris. Mijëra tifozë erdhën për të përshëndetur nënkampionen e botës, por nuk pati asnjë festë për ta.
Ndonëse u pritën ngrohtësisht, sërish kanë në gojë shijen e hidhur të disfatës. Kjo vlen veçanërisht për Mbappen, i cili duket mjaft i humbur. Antoine Griezmann ishte ai që u përpoq të ngrinte atmosferën. Ai ia doli me turmën, por jo me Mbappen, i cili mesa duket thjesht dëshiron të largohet nga festimi. /Sport Ekspres/
Belle ambiance sur la place de la Concorde après l’arrivée des Bleus sur un balcon d’un palace pour saluer les supporters présents pic.twitter.com/gjKjaxcNAg
— la chaine L’Équipe (@lachainelequipe) December 19, 2022