Emiliano Martinezi ka një meritë thelbësore në shpalljen kampione bote të Argjentinës. Portieri i Aston Vilës u tregua i jashtëzakonshëm në pritjen e penalltive, si dhe në pritjen fantastike që i bëri goditjes së Kolo Muanisë në sekondat e fundit të finales. Martinez u shpall Doreza e Artë e kompeticionit, por sapo mori në dorë trofeun individual, e vendosi pranë organit gjenital.
Një gjest aspak i hijshëm, të cilin është munduar ta shpjegojë për “Radio La Red”. Ai ka thënë se ishte një veprim për tifozët francezë, pasi këta të fundit e kishin vërshëllyer. “E bëra sepse francezët po më vërshëllenin. Arroganca nuk bën punë me mua”, ka shpjeguar Emiliano Martinezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/