Argjentina dhe Franca do të përballen pasditen e nesërme në “Lusail Stadium“ për trofeun e Kupës së Botës. Zllatan Ibrahimoviç ka parashikuar fituesin e këtij kompeticioni. Suedezi ka thënë se është shkruar tashmë që Mesi do të ngrejë Kupën në qiellin e Katarit.
Një deklaratë që shumë e kanë marrë si një akuzë për paracaktim të fituesit, ndërsa të tjerë e kanë parë thjesht si një dëshirë të vetë Ibrahimoviçit, i cili edhe pak ditë më parë ka shprehur dëshirën që Argjentina të shpallet Kampione e Botës.
“Mendoj se është shkruar që tani. E dini çfarë dua të them. Mendoj se Mesi do ta ngrejë trofeun, është shkruar tashmë”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/