Volodimir Zelenski ka marrë ndër të paktat herë refuzimin e kërkesave të tij. Presidenti i Ukrainës ka marrë një mbështetje të gjerë mediatike dhe shpesh herë i është dhënë mundësia të flasë në hapësirat më të mëdha mediatike për shkak të lu.ftës me Rusinë. Zelenksi ka kërkuar që këtë herë të shfrytëzojë finalen e Kupës së Botës, atje ku do të jenë me miliona sy të gatshëm për të parë këtë event madhor, për të mbajtur një fjalim për paqen.
Por rregulli numër një i FIFA-s është largimi i politikës nga sporti. Një rregull që Infantino do e zbatojë edhe më 18 dhjetor, kur kulmon edhe Kampionati Botëror. “CNN” raporton se FIFA i ka thënë “Jo” kërkesës së Volodimir Zelenskit, i cili ka mbetur i befasuar nga përgjigja, të cilën nuk e priste të ishte negative./Halit Delibashi-Sport Ekspres/