Pakënaqësi te Kukësi! Trajneri e zëvendësoi ndaj Partizanit, Barbosa largohet dhe nuk sheh pjesën e mbetur të ndeshjes (VIDEO)

Barbosa ka shfaqur pakënaqësi të dukshme në ndeshjen kundër Partizanit. Sulmuesi ishte shumë larg pritshmërisë dhe shfaqjes së rrezikshmërisë në portën kundërshtare. Megjithatë një moment pakujdesie nga Bitri ka bërë që Barbosa të marrë një penallti që u kthye në gol nga ana e Bashës në të 70.

Menjëherë pas këtij rasti, trajneri Hallaçi zgjodhi që ta zëvendësonte nga fusha e blertë. Barbosa u pa shumë i pakënaqur me këtë vendim dhe e shprehu qartazi me veprimet e tij. Më pas sulmuesi zgjodhi që të mos qëndronte në pankinë, por të shkonte menjëherë në dhomat e zhveshjes, pa pasur ndonjë interes për të ndjekur pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa Partizani po fiton 2-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *