Lajmi që të gjithë do të dëshironim të mos ishte i vërtetë, në fakt rezulton i tillë. Gazetari i The Standard, Nizaar Kinshella, raporton se Armando Broja ka pësuar një dëmtim në ligament. Sipas tij, sezoni mund të quhet i mbyllur që tani për sulmuesin shqiptar.
Ai nuk do të ketë më mundësinë për të dhënë kontributin e tij me Chelsea në këtë sezon. Në rastin më të mirë, nëse gjithçka shkon në perfeksion, Broja do të mungojë deri në pesë muaj. Ndërsa në rastin më të keq, do të mungonte deri në 12 muaj. Kjo do të thotë se Broja humbet edhe ndeshjen më të rëndësishme me Shqipërinë në kualifikueset e Europianit, atë në transfertë ndaj Polonisë. /Sport Ekspres/