“Do të isha hipokrit nëse do ta pranoja”! Ronaldo fenomeni ka sinqeritet: Nuk dua ta fitoj Argjentina dhe Mesi, dua ta marrë Maroku këtë Botëror

Ronaldo fenomeni ka shumë sinqeritet në deklaratat e tij. I pyetur nga gazetarët nëse do të mbështeste Lionel Mesin për të marrë Botërorin e parë në karrierën e tij, përgjigja ishte e prerë. Ronaldo kërkon që ky Botëror t’i shkojë Marokut.

“Do të isha hipokrit po të thosha po. Rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës është shumë, shumë i fortë. Nuk do të gëzohesha për suksesin e tyre. Argjentina nuk luan futboll të madh, por gjithmonë ka një dëshirë të madhe për të fituar, dinë të jenë agresiv, vrapojnë shumë.

Do të doja që te Maroku të fitonin Kupën e Botës. Gjithçka është fantastike, si sulmojnë, si mbrohen, si janë të bashkuar. Dhe unë jam i magjepsur nga gëzimi që i kanë dhënë popullit të tyre dhe gjithë Afrikës, është një gëzim që vetëm futbolli mund ta japë”, tha Ronaldo.

I pyetur mbi deklaratën e Kaka i cili u shpreh se Ronaldo shihet vetëm si një burrë i shëndoshë që ecën në rrugë, fenomeni u shpreh: “Jo, nuk ka problem me Kaka. Në fakt, kishte një gabim në përkthim dhe Ricky thjesht donte të thoshte se kampionët e mëdhenj brazilian ndonjëherë janë më të respektuar jashtë se sa në shtëpi”, shpjegoi Ronaldo Nazario de Lima. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *