Lionel Mesi ka hapur debat në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Xhevdet Zekaj ka përmendur statistikat e argjentinasit këtë sezon, të cilat janë kundërshtuar nga Drilon Xhepollari. Ky i fundit ka theksuar se Mesi luan në Francë, një kampionat ku sipas tij nuk është e vështirë të luash.
“Kisha një diskutim tjetër. Thuhet që Mesi po luan në Francë dhe po bën të jashtëzakonshmen. Mesi nuk është më Mesi i parë. Në Francë është thjeshtë të luash. Të luash në Premier Ligën angleze është e vështirë“, ka thënë Drilon Xhepollari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/