Në ditën e sotme janë luajtur dy takime të tjera të Kategorisë së Parë. Ajo që ka rënë në sy është padyshim humbja e Flamurtarit ndaj Tomorit. Këta të fundit kanë fituar me shifrat 2-0 falë golave të Kasmollarit dhe Fejzaj. Me këtë tre pikësh, Tomori gjendet në mesin e renditjes, ndërsa Flamurtari i lë Dinamos kryesimin që të jetë i vetëm. Nga ana tjetër Apolonia dhe Besëlidhja janë ndarë në barazimin 1-1 me golat e Brukës dhe Maksutit.
Besëlidhja 1-1 Apolonia (Bruka 37’/ Maksuti 33′)
Tomori 2-0 Flamurtari (Kasmollari 40′, Fejzaj 83′)
Renditja e Kategorisë së Parë/ Dinamo 24 pikë
Flamurtari 21 pikë
Skënderbeu 19 pikë
Korabi 18 pikë
Besa 18 pikë
Luzi 17 pikë
Tërbuni 16 pikë
Tomori 14 pikë
Apolonia 12 pikë
Burreli 11 pikë
Oriku 11 pikë
Lushnja 9 pikë
Besëlidhja 9 pikë
Turbina 8 pikë